Protesta kundër "Monstrës"

Your browser doesn’t support HTML5

Të premten në Shkup është protestuar me moton “Drejtësi për Liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin Monstra. Protestuesit janë penguar nga kordoni i forcave policore të shkojnë para qeverisë, për të paraqitur kërkesat e tyre ndaj autoriteteve zyrtare, dhe për pasojë një pjesë e protestuesve ka hedhur gjësende të forta drejt pjestarëve të forcave të sigurisë. Forcat policore arrestuan disa protestues. Nga përballja me protestuesit një pjesë e policëve pësun lëndime.