Putin në Beograd

Your browser doesn’t support HTML5

Në aeroportin “Nikola Tesla” të kryeqytetit serb, Putin është pritur nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, dhe ambasadori i Serbisë në Rusi, Sllavenko Terziq. Në konferencën e përbashkët për gazetarë me Nikolliqin, Putini ka thënë se Rusia ka mbështetur Serbinë dhe do të vazhdojë ta mbështesë, se Rusia nuk bën tregti me miqësinë dhe se lidhjet ekonomike midis dy vendeve kanë tendencë të rriten.