Iftar mes gërmadhave në Gazë

Familja palestineze Al-Naji duke pritur iftarin në ditën e parë të agjërimit në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit mes rrënojave t shtëpisë së tyre familjare në Deir el-Balah, Rripi i Gazës.

Lufta në Gazë, më vdekjeprurësja deri tani, nuk tregon shenja të zbutjes me fillimin e Ramazanit mes krizës humanitare ku pjesa më e madhe e popullatës palestineze është në prag të urisë, raporton AFP.

Iftari i thjeshtë e jo i bollshëm i familjes Al-Naji.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që ta respektojnë muajin e Ramazanit duke i ndalur luftimet në Rripin e Gazës.

Palestinezët e zhvendosur presin ushqimin e dhuruar nga organizatat bamirëse para perëndimit të diellit kur përfundon agjërimi i një dite, Rafah, Rripi i Gazës.

OKB-ja dhe grupet e ndihmës thonë se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme për 2.4 milionë banorët e Gazës janë lejuar që kur Izraeli e vendosi atë nën një rrethim pothuajse total pas sulmit të 7 tetorit 2023.

Një familje e zhvendosur duke përgatitur ushqimin për iftar në një tendë në Rafah.

Palestinezët duke marrë ushqimin që e shpërndanin organizatat bamirëse në Rafah.

Një burrë duke u lutur para se të bëhet iftar, Rafah.

Pas mbledhjes së besimtarëve, pason lutja e përbashkët. Kampi i të zhvendosurve n Rafah.

Një pamje nga kampi i përkohshëm për palestinezët e zhvendosur, në ditën e parë të Ramazanit në Rafah.

Një vajzë mban një pjatë me fasule para iftarit në një kamp në Rafah.

Randa Baker (djathtas) duke përgatitur ushqim për iftar me nënën e saj në një tendë në kampin e improvizuar në zonën Muvasi të Rripit të Gazës.

Derisa bota myslimane e nisi muajin e Ramazanit duke agjëruar, shumë palestinezë në Gazë u zgjuan nga një bombardim që i shtyu banorët të kërkonin përsëri për të mbijetuar dhe trupa në rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Palestinezët duke ngrënë iftar në një kamp refugjatësh në Rafah, mes luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe grupit militant Hamas, të cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kreu i OKB-së, Guterres, vlerësoi se vrasja e civilëve në Gaza dhe shkatërrimi i territorit palestinez është në një nivel të paprecedent në shtatë vjetët e fundit sa ka qenë ai në krye të Kombeve të Bashkuara.

Randa Baker, e cila u zhvendos nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës, var zbukurime dhe drita me vajzën e saj, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë mysliman Ramazanit, në një tendë në kampin e improvizuar në zonën Muvasi të Rripit të Gazës.

"Fillimi i Ramazanit ishte i trishtueshëm dhe i mbuluar në errësirë, me shijen dhe erën e gjakut kudo. Pushtuesit izraelitë nuk dëshirojnë që ne të kemi ndonjë gëzim gjatë Ramazanit. Ne nuk kemi ushqim në tryezën tonë për iftar", tha palestinezi i zhvendosur  Awni al-Kayyal, 50 vjeç.

Lufta në Gazë, më vdekjeprurësja deri tash, nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje teksa muaji i shenjtë i agjërimit, Ramazani, ka nisur mes një krize humanitare që ka çuar pjesën më të madhe të popullsisë palestineze në prag të urisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)