Mbështetësja e Rusisë: Rrëfimi i gruas që i ekspozoi pozicionet ukrainase

Your browser doesn’t support HTML5

Një grua ukrainase, e dënuar për bashkëpunim me forcat ruse, po vuan një dënim me burgim prej 11 vjetësh, mbi akuzën se kishte shpërndarë informacione për pozicionet ushtarake ukrainase gjatë pushtimit rus të Hersonit, më 2022. Në një burg grash, në lindje të Ukrainës, të burgosurat e dënuara për tradhti dhe bashkëpunim me armikun ngulmojnë se vetëm kishin tentuar të mbijetonin nën pushtim. Teksa Rusia po tenton t’i përfshijë këto të burgosura në marrëveshjet për këmbim, disa aplikojnë që të dërgohen në Rusi – derisa tjerat refuzojnë t’iu publikohet identiteti. Radio Evropa e Lirë ju sjell rrëfimin e një gruaje që e ka mbështetur Rusinë gjatë luftës. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)