Nën rrjetat antidronë që mbrojnë vijat e frontit në Ukrainë
Rrjeta antidronë që mbulon një rrugë në qytetin ukrainas Kostintinivka, që gjendet në vijën e frontit. 29 shtator 2025.
Një punëtor komunal pastron rrjetën antidronë të vendosur në Herson, qytet ukrainas në vijën e frontit. 11 nëntor 2025.
Një makinë e djegur ka mbetur në mes të një rruge, që ishte mbuluar me një rrjetë antidronë afër qytezës Huliapol, në rajonin e Zaporizhjës. Rrjeta është dëmtuar nga sulmet ruse. 14 nëntor 2025.
Fibra optike e përdorur për të kontrolluar nga larg dronin rus të llojit FPV, shihet pranë pozicioneve të ushtarëve ukrainas, afër qytezës së Çasiv Jarit, në rajonin e Donjeckut. 25 tetor 2025.
Një ndërtesë banimi e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse dhe një rrjetë kundër dronëve e vendosur në rrugën përballë në qytezën e Orihivit në Zaporizhja. 13 nëntor 2025.
Një grua mbyll veshët teksa një dron rus fluturon mbi një lagje ku ka dyqane në qytetin e vijës së frontit, Kramatorsk. 10 shtator 2025.
Ushtarë nga një batalion sulmues i ushtrisë ukrainase fshihen në një ndërtesë të dëmtuar pasi Rusia kryen sulme ajrore në Kostintinivka, në rajonin e Donjeckut më 7 dhjetor 2025.
Fytyra e kësaj gruaje është nxirë pasi një dron rus shpërtheu disa minuta më herët mbi çatinë e lokalit të saj në Kramatorsk të Ukrainës më 10 shtator 2025.
Ushtarët ukrainas duke e instaluar një rrjetë antidronë në Kostiantivka, në Donjeck më 19 shtator 2025.
Banorët qëndrojnë në ballkonin e banesës së tyre që gjendet në një ndërtesë të dëmtuar nga dronët rusë në Kramatorsk në rajonin e Donjeckut më 2 dhjetor 2025.
Disa qytetarë kalojnë në një rrugë të mbuluar me një rrjetë antidronë në qytetin e Hersonit më 11 nëntor 2025.
Një ushtar ukrainas kontrollon qiellin për dronë rusë, teksa një makinë niset për një mision luftarak në Kostiantinivka të Ukrainës më 27 nëntor 2025.
Trupat ukrainase udhëtojnë me një autoblindë përmes një rruge të mbuluar me një rrjetë antidronë në rajonin e Donjeckut më 7 dhjetor 2025.
Një rrugë në Donjeck e mbuluar krejtësisht me rrjetën që i mbron nga dronët FVP të Rusisë. 3 nëntor 2025.