Rrugëtimi i frikshëm mes bombardimesh për evakuimin e ukrainasve

Your browser doesn’t support HTML5

Forcat ukrainase sapo kanë çliruar qytezën Makijivka, në rajonin e Luhanskut, por ajo mbetet në vijën e frontit të luftimeve përballë trupave ruse. Çdo ndërtesë është e shkatërruar dhe predhat bien pothuajse çdo minutë mbi popullatën civile. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë udhëtuar bashkë me vullnetaren Olha Zaitseva për të arritur njërën ndër rrugët më të izoluara të vendbanimit dhe për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve që kanë qëndruar atje gjatë okupimit rus. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)