“Përshkallëzim serioz”: Rumania reagon pas goditjes nga droni rus
Your browser doesn’t support HTML5
Rumania e ka akuzuar Rusinë për “përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm”, pasi një dron goditi një ndërtesë të lartë banimi brenda territorit rumun, afër kufirit me Ukrainën. Droni hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë sulmeve të natës ndaj Ukrainës, dhe u përplas në një ndërtesë banimi në Galati, qytet në lumin Danub, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)