Shtypja e protestave në Rusi pas dënimit të Navalnyt

Policia duke ndaluar një person në Shën Petersburg.

Protestuesit marshuan në Moskë më 2 shkurt, duke kërkuar lirimin e Aleksei Navalnyt.

Një gazetar shikon në telefonin e tij, transmetimin direkt nga gjykata, ku Navalnyt iu shqiptua dënim me burg, teksa ushtarët e Gardës Kombëtare ruajnë gjykatën në Moskë. Kjo gjykatë ia shndërroi Navalnyt një dënim me kusht, në burg efektiv, për një rast lidhur me keqpërdorim fondesh. Ky rast ndaj Navalnyt, gjerësisht shihet si rast i motivuar politikisht.

Zyrtarët policorë në Shën Petersburg.

Navalny duke bërë simbolin e zemrës për gruan e tij, Yulian, teksa ai merr pjesë në seancën dëgjimore në rastin e tij, që u mbajt në një gjykatë në Moskë më 2 shkurt.

Yulia Navalnaya del nga gjykata në Moskë, pas dënimit të burrit të saj.

Forcat e sigurisë qëndrojnë pranë monumentit të marshallit sovjetik, Georgy Zhukov, që gjendet në Sheshin e Kuq të Moskës.

Forca të shtuara të sigurisë në Sheshin Manezh të Moskës.

Policia përdor forcë teksa arreston këtë person në Sheshin e Kuq të Moskës.

Forca të shtuara të policisë u panë në kryeqytetin rus, Moskë.

Të ndaluarit nga autoritetet më 2 shkurt, u futën në furgonët e policisë në Moskë.

Një zyrtar policor kontrollon një person të ndaluar më 3 shkurt në qendër të Moskës.

Policia duke ndaluar një mbështetës të Navalnyt në Moskë.

Një person mban flamurin rus, teksa marshon në rrugët e Moskës, në mbështetje të Navalnyt.

Policia duke futur në autobusë personat e ndaluar në Moskë.

Protestuesit në Moskë më 3 shkurt, duke ikur nga policia.

Një grua e ndaluar nga autoritetet në Shën Petersburg.

Me furgonë dhe autobusë, policia në Moskë transportoi personat e ndaluar.