Teksa Moska digjet, kriza me karburantet në Rusi përhapet
Shtëllunga tymi shihen duke dalë nga rafineria e naftës e Moskës, pas një sulmi ukrainas me dronë më 18 qershor.
Sulmi ndodhi në kohën kur mungesat e karburantit, të cilat ditët e fundit janë përhapur nga zonat e pushtuara nga Rusia në Krime dhe Donjeck të Ukrainës, kanë filluar të shtrihen edhe në territorin e Rusisë.
Shoferët presin në radhë në një pompë benzine në Donjeck më 16 qershor.
Sipas mediave ruse, dhjetëra rajone në mbarë Rusinë dhe në territoret e kontrolluara nga Rusia kanë vendosur kufizime se sa karburante mund të blejnë civilët.
Një pompë e kompanisë Tatneft në Moskë më 16 qershor.
Kompania ruse e naftës së fundi vendosi kufizime në shpërndarjen e karburantit në qindra pikat e saj të shitjes në mbarë Rusinë, duke vendosur që çdo klient në maksimum mund të blejë 30 litra benzinë për furnizim.
Kolona makinash para një pompe karburantesh në Donjeck më 16 qershor.
Para sulmeve të 18 qershorit ndaj rafinerisë së Moskës, organizata amerikane kërkimore Energy Intelligence vlerësonte se rreth një e treta e kapacitetit të Rusisë për përpunimin e naftës ishte nxjerrë jashtë funksionit nga sulmet ukrainase me dronë. Sipas këtij raporti të specializuar për industrinë energjetike, aktiviteti i rafinimit të naftës në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në 21 vjet.
Një pikë karburantesh e mbyllur në Jevpatroija të Krimesë më 11 qershor.
Në Krime, që është nën kontrollin rus, furnizimet me karburante pothuajse janë shterur për shkak të fushatës ajrore ukrainase që ka pasur në shënjestër cisternat me karburante dhe caqe të tjera logjistike në këtë gadishull.
Disa persona duke kaluar pranë një pike të mbyllur karburantesh në Jepatroija më 11 qershor.
Në rajonin Krasnodar të Rusisë, autoritetet lokale kanë thënë se ka mungesë të karburanteve dhe kjo mungesë është përkeqësuar nga shoferët nga Krimeja, të cilët dyshohet se furnizohen me karburante në këtë rajon rus para se të kthehen sërish në gadishull.
Një njoftim në një pikë karburantesh në Kazan e vendosur më 16 qershor ku thuhet se ky objekt është mbyllur për shkak të “renovimit”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ishte në Kazan si mikpritës i Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) më 18 qershor, por nuk komentoi sulmet në Moskë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai filipinas, Ferdinand Marcos Jr., gjatë samitit të ASEAN-it më 18 qershor.
Këshilltari i Kremlinit, Yury Ushakov, u tha gazetarëve në Kazan se ishte “totalisht gabim” pohimi që konflikti në Ukrainë ka nisur që të jetë në favor të Kievit.