Dyqane bosh, ski nëpër rrugë: SHBA-ja nën stuhinë dimërore
Një mirëmbajtës rrugësh duke hequr borën nga Bruklini i Nju Jorkut.
Zemra e Nju Jorkut dukej kështu më 25 janar 2026.
Raportohet se mbi 11 mijë fluturime janë anuluar prej kur ka nisur stuhia pak ditë më parë. Pamje nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut.
Disa prej fluturimeve të anuluara vetëm më 25 janar nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut.
Shumica e dyqaneve morën këtë pamje. Amerikanët u furnizuan me nxitim, nga frika se situata mund të përkeqësohet.
Bora e madhe i la pa punë edhe shitësit ambulantorë.
Për dikë tjetër vetëm një palë ski kryenin punë për të dalë në rrugët e Nju Jorkut.
Situatë e pazakonshme u pa edhe brenda metrove të Nju Jorkut.
Hapësira te Ura e Bruklinit në Nju Jork, që zakonisht është e mbushur me banorë dhe turistë.
Situatë e ngjashme ishte edhe në Memfis, Tenesi.
Pak qarkullim u pa edhe në stacionin kryesor hekurudhor të Uashingtonit.
Dikujt, sikurse kësaj gruaje në Teksas, jeta mund t'i jetë vështirësuar nga bora...
Por, definitivisht jo fëmijëve. Ata janë parë duke e shijuar në maksimum borën në çdo qytet të zbardhur të SHBA-së.