Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekretoi dy ligje të dielën përmes të cilave ratifkoi vendimet e Kuvendit të Shqipërisë që aprovoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
“Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria,” tha Meta në deklaratë për media.
“Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.”
SHIKONI EDHE: Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATOShqipëria është ndër vendet e para anëtare të NATO-së që miratuan plotësisht anëtarësimin e dy shteteve evropiane në aleancën veriatlantike të mbrojtjes. Finlanda dhe Suedi, vende që me dekada mbajtën status neutraliteti ushtarak, aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO pasi që invazionit rus i Ukrainës shtoi shqetësimet e sigurisë në këto dy shtete evropiane.
Në përputhje me procedurat e anëtarësimit të anëtarëve të ri në NATO, 114 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan të enjten me vendim unanim që të aprovojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kanadaja ishte vendi i parë që kompletoi një procedurë të tillë, ndërkohë që tashmë një ratifikim të tillë e ka bërë të premten dhe parlamenti gjerman.
Protokollet i pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve dhe kjo procedurë formale pritet të zgjasë rreth një vit.
SHIKONI EDHE: Suedia dhe Finlanda në bisedime me NATO-n para samitit formal mbi protokollet e anëtarësimitDeri më tani, vetëm Turqia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, por këto kundërshtime janë bërë temë diskutimi bilateral duke i hapur rrugë një sërë kompromisesh mes Turqisë dhe dy shteteve që duan t’i bashkohen NATO-s.