“Shtrigat e Buçës” – njësiti me rol kyç në mbrojtjen e Ukrainës

Your browser doesn’t support HTML5

Në rajonin e Kievit, vullnetarët e forcës civile mbrojtëse përdorin mitraloza të rëndë për t’i zmbrapsur sulmet ajrore. Një njësit është i përbërë pothuajse tërësisht nga gratë, dhe është bërë i njohur si “Shtrigat e Buçës”. Një vullnetare, me emrin Yulia, tregon pse e ka ndier nevojën për t’iu bashkuar forcave mbrojtëse, duke përmendur në veçanti vajzën e saj 10-vjeçare, e cila e ka motivuar për t’i shërbyer vendit. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Terstena)