Edhe 26 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe 26 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1,383 raste pozitive.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 11,472 mostrave.

Shifra prej 1,383 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 996 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,886.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.