Snajperë, pika kontrolli, internet i kufizuar: Moska përgatitet për Ditën e Fitores

Your browser doesn’t support HTML5

Masat e sigurisë janë të rrepta, ndërsa Moska përgatitet për paradën e 9 Majit në Sheshin e Kuq, që shënon humbjen e Gjermanisë naziste në vitin 1945. Për herë të parë në gati 20 vjet, ceremonia do të mbahet pa pajisje ushtarake. Kufizimet në internetin mobil tashmë kanë hyrë në fuqi në të gjithë kryeqytetin rus. Moska ka paralajmëruar ambasadat dhe organizatat e huaja në Kiev se do të nisë një sulm masiv ndaj qytetit, nëse Ukraina pengon aktivitetet për Ditën e Fitores. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Ibrahim Berisha)