Kripa e Tokës: Brenda minierave të kripës në Soledar

Kjo është kripë e pastër. Pjesa e pastër kristal është nxjerrë nga miniera e kripës Artyomsol, në rajonin Donjeckut në Ukrainën lindore.

Një dhomë nëntokësore në minierën e kripës, e krijuar pas nxjerrjes së mijëra tonëelatave kripë guri. Gjeologët që punojnë për minierën thonë se më pak se 5 për qind e shtresës së kripës është hequr që nga fillimi i operacioneve më 1881.

Shkallë emergjente që ngritet në një mur të një dhome në minierën e kripës, qindra metra nën sipërfaqe.

Një tunel transporti brenda minierës. Shtresa e madhe e kripës nën qytetin Soledar, që do të thotë "dhurata e kripës", u formua pasi një det i lashtë në rajon u tha.

Miniera ka të punësuar më shumë se 2.800 njerëz dhe furnizon rreth 95 për qind të nevojave për kripë të ukrainasve.

Një punonjës i minierës së kripës duke kontrolluar pajisjet. 

Pajisjet për ta bluar kripën brenda minierës në një pluhur lehtësisht të transportueshëm.

Një punëtor duke shkarkuar një sasi kripe të sapobluar në një grumbull, prej nga do të transportohet në sipërfaqe.

Në vitin 2015, mes konfliktit ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, miniera humbi rreth një të tretën e tregut të saj kur autoritetet ruse pezulluan papritur importet e kripës së Artyomsolit.
 

Kripa e bluar po bartet me shirita transportues drejt një ashensori që do ta nxjerrë atë në sipërfaqe.

Përveç shitjes së kripës, si për ushqim, ashtu edhe për industrinë e rëndë, miniera e Artyomsolit gjithashtu bën tregtiin e shpejtë të një produkti të pazakontë kripe.

Këto blloqe kripe, të cilat shiten për rreth 8 euro secila, përdoren për "dhoma speleo" -- dhoma të ndërtuara nga kripa që kërkojnë të rikrijojnë kushtet e supozuara restauruese të minierave të kripës.

Një punëtor duke prerë blloqe kripe. Ka mosmarrëveshje nëse thithja e pluhurit të kripës është me të vërtetë kura e mrekullueshme për sëmundjet e frymëmarrjes siç pretendohet. Por, pasi një mjek polak vuri re se punëtorët në minierat e kripës shpesh shmangnin sëmundjet e mushkërive të zakonshme për minatorët e qymyrit, lindi industria e "haloterapisë".

Pjesa më e madhe e shitjeve mbetet kripë për të shijuar ushqimin. Dhe, zyrtarët e kompanisë thonë se Artyomsoli po kërkon të marrë tregjet perëndimore.

 

Kutitë e freskëta të paketuara të kripës së tryezës në linjat e prodhimit. Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se Artyomsol është aktualisht duke dizajnuar paketim për të tërhequr vëmendjen e blerësve perëndimorë.

Hyrja e një prej minierave të Artyomsolit.