Suedia nis epokën e re në NATO

Rrobaqepësja Tove Lycke duke punuar në një flamur të NATO-s në një punëtori pranë Stokholmit, Suedi.

Suedia iu bashkua zyrtarisht NATO-s më 7 mars, dy vjet që nga aplikimi për t'u anëtarësuar me aleancën ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Flamuri suedez duke u ngritur me një ceremoni në selinë e NATO-s pas pranimit të Suedisë në aleancë, në Bruksel, Belgjikë më 11 mars 2024.

Ushtarët finlandezë dhe trupat suedeze gjatë stërvitjes Nordic Response të NATO-s në Hetta, Finlandë, më 5 mars.

Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, të cilat u bashkuan me NATO-n në prill të vitit 2023, u larguan nga politikat e gjata të neutralitetit ushtarak pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

 

Një American Lancer (në mes të majtë) dhe Stratofortress (në qendër të djathtë) të shoqëruar nga dy avionë luftarakë suedezë Gripen duke fluturuar mbi Stokholm më 6 mars.

Fluturimi që kaloi mbi kryeqytetin suedez ishte pjesë e një stërvitjeje të përbashkët mes ushtrive amerikane dhe suedeze.

 

Një ekuipazh ajror përgatit një avion Gripen për ngritje në një bazë ajrore në Suedinë veriore më 4 mars.

Suedezët ishin kryesisht kundër perspektivës së anëtarësimit në NATO deri kur ndodhi pushtimi rus i Ukrainës. Një sondazh i bërë në ditët pas pushtimit zbuloi se 41 për qind e suedezëve ishin në favor të anëtarësimit në aleancë, ndërsa 35 për qind ishin kundër dhe pjesa tjetër e të anketuarve ishin të pasigurt.

Një marins suedez shikon drejt një luftanijeje amerikane gjatë një stërvitjeje të përbashkët, më 1 mars.

Pjesa më e madhe e punës për anëtarësimin e Suedisë në NATO u përfundua në kuadër të procesit të gjatë për anëtarësimin e Stokholmit.

Një varkë sulmuese suedeze i afrohet një luftanijeje amerikane gjatë një stërvitjeje më 29 shkurt.

Në fund të vitit 2023, Stokholmi dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje që i jepte ushtrisë amerikane qasje në bazat suedeze dhe lejonte ruajtjen e armëve dhe municioneve në vendin nordik.

Ushtarët suedezë marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të gardës përpara pallatit mbretëror të Stokhomit më 7 mars.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në një deklaratë të bërë po atë ditë se anëtarësimi i Suedisë "e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë aleancën më të sigurt" dhe shtoi, "Mezi pres ta ngre flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën [11 mars]."

Një marins suedez qëndron në kuvertën e një varke sulmuese në brigjet e Norvegjisë gjatë një stërvitjeje të përbashkët më 1 mars.

Rusia e ka akuzuar NATO-n se po synon të ndezë konfliktin mbi territorin në Arktik. Konstantin Kosachev, nënkryetar i dhomës së lartë të Parlamentit të Rusisë, tha se pranimi i Suedisë në NATO ishte "një hap i rrezikshëm nga elita suedeze dikur e matur, një hap që mund të rezultojë fatal".

Ushtarët suedezë gjatë një stërvitje ushtarake pranë Stokholmit më 27 shkurt.

Vendi nordik ka rreth 24.000 personash aktivë në ushtrinë e tij dhe rreth 33.000 rezervistë.

Flamuri i Suedisë, anëtares më të re të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), u ngrit më 11 mars, në selinë e saj në Bruksel. Flamuj të NATO-s po qëndisen, ndërsa trajnimet ushtarake po shtohen në Suedi, teksa vendi nordik po nis epokën e re në aleancën perëndimore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)