Sulmi në periferi të Moskës nëpërmjet fotografive

Ndërtesa e sallës së koncerteve Crocus City Hall e përfshirë nga flakët.

Sipas mediave ruse, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike në sallën ku do të mbahej një koncert i grupit Piknik.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë zjarr dhe shtëllunga tymi mbi ndërtesën e sulmuar.

Dhjetëra autoambulanca në vendngjarje.

Forcat e sigurisë para ndërtesës ku ndodhi sulmi.

Kremlini e dënoi "sulmin e përgjakshëm terrorist".

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë sulmin.

Sulmuesit brenda sallës së koncerteve.

"Një tragjedi e tmerrshme ndodhi sot në Crocus City", tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.

Së paku 60 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën në një sulm në një sallë koncertesh pranë Moskës, bënë të ditur autoritetet në Rusi. Sipas mediave atje, disa persona hapën zjarr me pushkë automatike. Kremlini tha se dënon "sulmin e përgjakshëm terrorist". (Përgatiti: Valona Tela)