Talibanët shpallin fitore në bastionin e fundit të rezistencës në Afganistan

Your browser doesn’t support HTML5

Një video e publikuar nga talibanët shfaq militantët duke ngritur flamurin e tyre jashtë zyrës së guvernatorit, në kryeqytetin e provincës së Panxhshirit, xhep i fundit i rezistencës që kur Kabuli ra në muajin gusht. Talibanët thonë se e kanë marrë në kontroll luginën malore ku ndodhen grupet antitalibane dhe pjesëtarët e mbetur të ushtrisë së rregullt afgane. Por, një zyrtar nga Fronti Kombëtar i Rezistencës i Afganistanit ka thënë se lufta po vazhdon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)