Një grup humanitar tha se një vit pas kthimit në pushtet të talibanëve, vajzat afgane janë përballur me krizë të rëndë ekonomike dhe kufizime të reja që kanë shkatërruar jetën e tyre, duke i përjashtuar ato nga shoqëria dhe duke i lënë të uritura.
Si rezultat, një e katërta e vajzave afgane kanë shfaqur shenja depresioni, tha Save the Children në një raport të ri më 10 gusht.
Raporti i titulluar “Pika e Kthimit: Jeta për fëmijët një vit që nga marrja e talibanëve”, zbuloi se 97 për qind e familjeve po luftojnë për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe pothuajse 80 për qind e fëmijëve thanë se kishin shkuar në shtrat të uritur në muajt e kaluar.
Vajzat kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa se djemtë që të shkonin më shpesh të uritura në shtrat dhe të hanin më pak në përgjithësi.
SHIKONI EDHE:
Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talibanët?Talibanët po "shkatërrojnë jetët e grave dhe vajzave afgane"Uria po ndikon në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, ku 90 për qind e vajzave thanë se ushqimi gjithnjë e më pak gjatë vitit të kaluar ka ndikuar në humbjen e peshës dhe mungesën e energjisë për të punuar apo edhe për të luajtur.
Mirëqenia mendore dhe psikosociale e vajzave gjithashtu është rrezikuar seriozisht, thuhet në raport.
Që nga marrja e pushtetit pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga NATO në gusht të vitit të kaluar, talibanët nuk kanë arritur të sigurojnë njohje për qeverinë e tyre, ku shumë vende në Perëndim kërkojnë që grupi të respektojë të drejtat e grave dhe pakicave në vend.