"Ky tank të tmerron": Trupat ukrainase lëvdojnë Leopardët nga Suedia

Your browser doesn’t support HTML5

Njësitet ukrainase të tankeve po hyjnë në betejë me versionin suedez të tankut gjerman, Leopard 2. Ekuipazhet i janë nënshtruar trajnimit të përshpejtuar në Suedi, për t’ia marrë dorën armës së avancuar moderne. Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, i ka vizituar trupat ukrainase afër vijës së frontit, të cilat thonë se forcat ruse u frikohen predhave të tankut, të cilat kanë precizitet të lartë dhe shpojnë blindat. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)