Liqenet dhe lumenjtë thahen
Një urë mbi lumin Loire në Francë e fotografuar më 9 korrik 2026.
Bagëti të ulura në dunat e rërës përgjatë lumit Danub, në Kalarasi të Rumanisë më 18 korrik 2026.
Kjo fotografi e realizuar me dron tregon pasojat e thatësisë në rezervuarin Karaizo në Puerto Riko më 7 gusht 2026.
Kryetari i ishullit Astapalaia të Greqisë, Nikos Komineas, ecën nëpër pjesën e tharë të rezervuarit artificial të ujit pranë fshatit Livadi. 13 korrik 2026.
Rënia e nivelit të ujit në lumin Rine, në Këln të Gjermanisë, fotografuar më 30 korrik 2026.
Nivele të ulëta të ujit në rezervuarin San Karlos, afër Peridotit në Arizona të Shteteve të Bashkuara. 3 korrik 2026.
Një mjet lundrues i epokës së Luftës së Dytë Botërore shihet në brigjet e liqenit Mead në SHBA. Mead është rezervuari më i madh në SHBA, sa i përket kapacitetit të ujit, por sipas autoriteteve, viteve të fundit niveli i ujit ka rënë për shkak të periudhave të gjata të thatësisë, rritjes së temperaturave dhe dëmeve të shkaktuara në brigjet e lumit Kolorado. 21 korrik 2026.
Pamje nga lart e rënies së nivelit të ujit në rezervuarin Hovden, në Britani më 29 korrik 2026. Niveli i ujit ka rënë për shkak të thatësisë dhe mungesës së reshjeve të shiut.
Kështu duket shtrati i liqenit Velence të Hungarisë, që është tharë krejtësisht. Ky është liqeni i tretë më i madh në këtë shtet. Hungaria tash e disa vjet po përballet me periudha të thatësisë. 9 qershor 2026.
Lumi San në Poloni po përballet me nivele rekord të rënies së ujit. Polonia këtë vit është përballur edhe me një valë të të nxehtit, duke përkeqësuar edhe më shumë rezervat e ujit. 30 korrik 2026.
Shenja që tregon se nuk lejohet peshkimi shihet në Falmer, që është tharë krejtësisht. Autoritetet në Britani kanë njoftuar se shtatë zona në vend po përballen me thatësi të madhe. 1 gusht 2026.
Nivele të ulëta të ujit në Mezana Bigli të Italisë, ku gjendet edhe ura Gerola. 6 gusht 2026.
Pamje nga lart e liqenit Velence të Hungarisë, ku niveli i ujit ka rënë jashtëzakonisht shumë. 6 gusht 2026.
Për shkak të rënies së nivelit të ujit në Danub, një lufanije gjermane e epokës së Luftës së Dytë Botërore, ka dalë mbi sipërfaqen e ujit në Prahovo të Serbisë. 13 gusht 2026.
Një person përdor një çadër për t’u mbrojtur nga dielli teksa kalon përmes një përroi të tharë që gjendet në një park në Londër. 28 korrik 2026.