Ai theu heshtjen. Burra të tjerë morën guxim

Your browser doesn’t support HTML5

Ramadan Nishori për dy dekada jetoi nën ankthin që i shkaktoi krimi i kryer ndaj tij gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998. Frika nga stigma dhe paragjykimet e mbajtën të heshtur për vite të tëra - deri në vitin 2025, kur ai vendosi të fliste publikisht dhe u bë burri i parë shqiptar nga Kosova që rrëfeu hapur se kishte qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës. Por, rrëfimi i tij nuk mbeti vetëm një akt personal kuraje. Ai u shndërrua në një pikë kthese për të tjerët.