Trump dhe Biden thonë se do të fitojnë, por rezultati zgjedhor është i paqartë

Your browser doesn’t support HTML5

Vendvotimet janë mbyllur në Shtetet e Bashkuara në mbrëmjen e 3 nëntorit, mirëpo shumë vota përmes postës janë ende duke u numëruar. Në orët e para të 4 nëntorit, asnjëri kandidat për president nuk ka siguruar fitore bindëse. Kandidati demokrat, Joe Biden ka thënë se është në rrugë drejt fitores, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur fitore para kohe, dhe ka përsëritur pretendimet e pabazuara se votimi përmes postës është manipuluar. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Lendi Susuri)