Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se presidenti Donald Trump mund të vendosë ta bëjë publike para 19 qershorit marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës me Iranin, e cila u nënshkrua në mënyrë digjitale të hënën.
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet zyrtarisht gjatë një ceremonie në Gjenevë të Zvicrës më 19 qershor.
Duke folur për Fox News, Vance theksoi se marrëveshja bazohet plotësisht në përmbushjen e kushteve, duke bërë të qartë se Irani do të ketë qasje në fondet për rindërtimin e vendit, vetëm nëse i respekton plotësisht kushtet e marrëveshjes.
“Iranianët nuk do të marrin asnjë qindarkë nëse nuk sillen siç duhet dhe nëse s’e ndryshojnë sjelljen e tyre”, tha Vance.
SHIKONI EDHE:
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtareMë herët, Vance tha për CNN se memorandumi i mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit është “rreth një faqe e gjysmë” në volum dhe e cilësoi atë si dokument “shumë të përgjithshëm”.
Marrëveshja kornizë u jep Uashingtonit dhe Teheranit 60 ditë kohë për biseduar për gjetjen një marrëveshjeje të përhershme, përfshirë zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit.
Zyrtarë amerikanë thanë të hënën se marrëveshja mund të publikohet për publikun brenda 24 deri në 48 orëve.
Trump ka theksuar se thelbi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse për paqe do të jetë garantimi se Irani nuk do të zhvillojë kurrë armë bërthamore dhe se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për qarkullimin e lirë të anijeve.
Ngushtica, e cila është rrugë jetike për furnizimet globale me naftë dhe gaz, ka qenë praktikisht i mbyllur nga Irani qëkurse SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt.
Mbyllja e saj tronditi tregjet e energjisë dhe ekonominë globale.
Marrëveshja kornizë mes SHBA-së dhe Iranit u mirëprit nga udhëheqësit perëndimorë, të cilët thanë se Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për lundrim pa tarifa dhe se Teherani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore.