Ukraina dërgon ushqime me dronë për banorët e uritur nën okupimin rus

Your browser doesn’t support HTML5

Oleshki, një qytet ukrainas i okupuar nga forcat ruse, 9 kilometra larg Hersonit, ndodhet buzë një katastrofe humanitare. Që nga okupimi dhe bombardimi pasues i Uzinës Energjetike të Kahovkës më 2023, qyteti ka ngelur pa rrymë, pa gaz dhe pa ujë të pijshëm. Tani, Kievi thotë se banorët i ka marrë uria, ndërsa ekipe ukrainase po dërgojnë ushqime me dronë në zonën e rrethuar.