Me shtimin e të plagosurve, Ukraina ndërton industrinë e saj të protezave

Your browser doesn’t support HTML5

Ndërsa numri i të plagosurve në fushëbetejë vazhdon të rritet si pasojë e luftës që zgjat prej vitesh, kompanitë ukrainase po përpiqen t’i përgjigjen kërkesës gjithnjë e më të madhe për gjymtyrë protetike. Një prej tyre, Allbionics, prodhon proteza të avancuara, të cilat, sipas kompanisë, janë të krahasueshme me ato të prodhuara jashtë vendit. Me mbështetjen e Qeverisë së Ukrainës dhe donatorëve privatë, kompania ua ofron këto proteza pacientëve pa asnjë kosto. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)