Ukraina bombardon objektivat ruse me obusë gjermanë

Your browser doesn’t support HTML5

Gazetarët e projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, i janë bashkuar një njësiti të ushtrisë së Ukrainës, që operonte një Panzerhaubitze 2000 të prodhuar në Gjermani, teksa obusi me rreze të gjatë veprimi hapte zjarr ndaj pozicioneve ruse. Pas një breshërie, ushtarët fshehën armën e rëndë mes pemëve dhe degëve të thyera. Ata thanë se dronët rusë po i gjurmojnë obusët tejet efektivë, të cilët e kanë detyruar artilerinë ruse të tërhiqet në pozicione më të largëta nga vija e frontit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)