Ukraina sulmon një luftanije dhe një anije transportuese ruse pranë bregut të Libisë

Your browser doesn’t support HTML5

Ukraina thotë se ka sulmuar një luftanije të vogël ruse, e cila bartte një helikopter Ka-27, afër portit të Bengazit, në Libi, si dhe një anije mallrash, që gjoja përdorej për të transportuar armë përmes Detit Mesdhe. Kievi ka thënë se ka përdorur shtatë dronë detarë të prodhimit ukrainas për kryerjen e operacionit.