Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

Njerëzit qëndrojnë pranë rrënojave të avionit të rrëzuar ukraninas në Iran, që kishte në bord 176 pasagjerë.
 

Gjësendet që u përkisnin të 176 pasagjerëve që humbën jetën nga rrëzimi i avionit. Avioni u rrëzua në periferi të Teheranit.
 

Ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër rrënojat e avionit të rrëzuar që i përkiste kompanisë Ukraine International Airlines.
 

Sipas të dhënave, avioni ukrainas u rrëzua pak kohë pasi nisi fluturimin nga aeroporti në Teheran.

Autoritetet kanë dërguar ekipe të shpëtimit në zonën ku u rrëzua avioni me udhëtarë.
 

Autoritetet kanë vendosur trupat e pajetë në qese plastike.
 

Pamje të rënda: Ekipet e shpëtimit gjejnë një trup të pajetë. Agjencia e lajmeve iraniane, ISNA, tha se dhjetë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes, por sipas raportimeve, asnjë nga pasagjerët nuk i ka mbijetuar pas rrëzimit të avionit.
 

Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ekipet e shpëtimit duke mbledhur pjesët e avionit ukrainas.
 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se 82 qytetarë iranianë ishin në bord të avionit të rrëzuar si dhe 63 kanadezë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

Njerëzit shikojnë pjesë të avionit ukrainas që u rrëzua në periferi të Teheranit. Autoritetet në Ukrainë thanë se po bëjnë përpjekje për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti.

Një pjesë e avionit ukrainas të tipit Boeing 737. 

Personeli i sigurimit kanë dalë në Shahedshahr, në jugperëndim të Teheranit, ku u rrëzua avioni më 8 janar.
 

Punëtorët e shpëtimit bartin trupin e një viktime.
 

Një ushtar ruan vendin ku u rrëzua avioni ukrainas.

Reagimi i një punëtoreje të kompanisë Ukraine International Airlines, pasi ka marrë lajmin se avioni i kësaj kompanie është rrëzuar në Iran.