Përgjatë luftës dhe paqes: Manastiri i Shpellave i Kievit

Banorët e Kievit u zgjuan me 15 qershor me lajmin se monumenti fetar më i famshëm i qytetit ishte përfshirë nga flakët, pasi Rusia kishte kryer një sulm masiv me dronë dhe raketa në mbarë Ukrainën.

Ky është dëmi i fundit që lufta i ka shkaktuar Katedrales së Peçersk Lavra të Kievit përgjatë historisë së trazuar gati njëshekullore të manastirit.

Një skicë e vitit 1651 e Kiev-Peçersk Lavra. Lavra në shqip do të thotë manastir që përfshin qeli për murgjit, ndërkaq Pechersk do të thotë “i shpellave”.

Kompleksi i manastirit u themelua në shekullin e 11-të mbi një kodër nga e cila mund të shikohet lumi Dnjepër. Në mes të viteve 1096 dhe 1416, Lavra u plaçkit dhe u dogj në periudha të ndryshme nga sulmuesit kumanë, e më vonë nga pushtuesit mongolë dhe të Hordhisë së Artë.

Një nga oborret brenda manastirit i fotografuar më 1902, kur Kievi ishte qytet i Perandorisë Ruse.

Kompleksi i manastirit përfshin katakombe ku ruhen mbetjet mortore të mumifikuara të shenjtorëve krishterë ortodoksë, përfshirë të Nestor Kronikanit, murgu që besohet se ishte autor i Kronikës Fillestare të Kievit rus.

Një hyrje e kompleksit të manastirit e fotografuar më 1918.

Gjatë luftës ukrainase-sovjetike, militantët probolshevikë ekzekutuan mitropolitin e Kishës Ortodokse Ruse afër mureve të Lavras në fillim të vitit 1918 pasi sovjetikët morën nën kontroll Ukrainën, sendet me vlerë të manastirit u konfiskuan nga shteti dhe kompleksi u shndërrua në muze.

Një ushtar gjerman pranë kullës së kambanës së Kiev-Peçersk Lavra në shtator të vitit 1941, gjatë pushtimit nazist të Kievit.

Disa javë pasi ishte shkrepur kjo fotografi, Katedralja e Fjetjes e Lavras u shkatërrua gjatë një shpërthimi që gjerësisht besohet se është shkaktuar nga minat që i lanë forcat e Ushtrisë së Kuqe gjatë tërheqjes së tyre.

Rrënojat nga shpërthimi i nëntorit të vitit 1941 në Katedralen e Fjetjes. Kjo fotografi u shkrep më 1942, kur Kievi mbeti nën pushtimin nazist. Qyteti u rimor nga forcat e Ushtrisë së Kuqe në fund të vitit 1943.

Fotografi e realizuar më 1977 e Kishës së Mensës së Manastirit, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore. Katedralja e shkatërruar e Fjetjes (që nuk shfaqet në këtë fotografi) mbeti e parindërtuar deri në periudhën e pas përfundimit të luftës sovjetike.

Pasi Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Katedralja e Fjetjes (që shfaqet në këtë fotografi të vitit 2013) u rindërtua dhe u përfundua në kohën e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në vitin 2000.

Rrezet e diellit depërtojnë në brendësinë e Kishës së Kiev-Peçersk Lavra.

Manastiri ka operuar nën autoritetin e degës së lidhur me Moskën të Kishës Ortodokse Ukrainase. Kjo kish shkëputi lidhjet me Patrikanën Ortodokse Ruse në Moskë në maj të vitit 2022 dhe dënoi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Autoritetet në Kiev kanë akuzuar Kishën Ortodokse Ukrainase se mban lidhje me Rusinë.

Ushtarët ukrainas duke kaluar pranë një murgu në Kiev-Peçersk Lavra në mars të vitit 2023.

Manastiri ishte bastisur nga policia pasi u publikua një video në nëntor të vitit 2022 që shfaqte besimtarë brenda kishës së kompleksit duke kënduar një këngë patriotike ruse që përfundonte me fjalët: “Zilet [e kambanave të kishës] dëgjohen, dëgjohen në mbarë Rusinë, Nëna Rusi po zgjohet”.

Në mars të vitit 2023, Ministria e Kulturës e Ukrainës e ndërpreu kontratën që i mundësonte Kishës Ortodokse Ukrainase që të përdorte një pjesë të manastirit, por klerikët e kishës e sfiduan urdhrin për largim. Deri në qershor të vitit 2026, dhjetëra priftërinj dhe murgj të Kishës Ortodokse Ukrainase vazhdojnë të mbesin në Lavra.


Vendi i goditjes së dronit në Katedralen e manastirit më 15 qershor. Fotografitë nga vendngjarja duket se shfaqin dëm të madh në çatinë e katedrales, që u përfshi nga fjalët pas breshërisë që ndodhi natën, por që shkaktoi pak dëme në brendësi të ndërtesës.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dronët rusë “qëllimshëm shënjestruan” pjesë të qytetit ku gjendet manastiri. Arkimandriti Avaraamiy, vikar në Lavra, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi ishte si një “plumb i armikut që ju godet direkt në zemër”.

Rusia mohon se ka shënjestruar manastirin dhe pretendon se dëmet janë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase që ka devijuar nga objektivi, por nuk ka paraqitur dëshmi për këtë pretendim. Sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kanë goditur ndërtesa banimi, objekte civile dhe vende të trashëgimisë kulturore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima.

Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.