Pamjet nga lart shfaqin shkatërrimin masiv të një qyteti në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

Në këto pamje mund të shihen ende duke u djegur ato që dikur ishin një varg ndërtesash shumëkatëshe në rrugën kryesore të Borodiankas të Ukrainës. Ky qytet i vogël, 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev, ishte cak i sulmeve ajrore ruse dhe granatimit të artilerisë së rëndë. Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.