"Duhet të kthehem në front": Ushtarët e gjymtuar ukrainas vazhdojnë të luftojnë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kiev, Qendra për Protetikë, Ortotikë dhe Rehabilitim ofron trajtim të specializuar për ukrainasit e gjymtuar. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rritur numrin e ushtarëve dhe civilëve të gjymtuar. Qendrat e rehabilitimit u ndihmojnë të plagosurve rëndë t’i kthehen jetës normale dhe, në disa raste, ushtarët e gjymtuar edhe arrijnë të kthehen në detyrë për të luftuar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)