Zotimi “i vonshëm” i talibanëve për vaksinim kundër poliomielitit

Your browser doesn’t support HTML5

Lima, 14-vjeçare, është e paralizuar dhe nuk mund të flasë pas infektimit me poliomielit në kohën e vegjëlisë. Familja e saj ka thënë se vajza nuk është vaksinuar kurrë. Talibanët, të cilët kanë bllokuar fushatat e vaksinimit në zonat që kanë kontrolluar në Afganistan, para se të ktheheshin në pushtet në gusht të vitit 2021, tani janë zotuar se do t’i mbështesin nismat e imunizimit. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Bujar Tërstena)