Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare, 243 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa 5,863 janë infektuar.
Pandemia në Bullgari, vendin me normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian, ka marrë gjithsej 23,316 jetë njerëzish.
Vetëm 24 për qind e popullsisë së rritur bullgare është vaksinuar plotësisht, krahasuar me mesataren e BE-së prej 74 për qind.
Vaksinimi ka nisur të rritet qysh të enjten e kaluar, kur autoritetet kanë kufizuar qasjen në restorante, kinema dhe palestra vetëm për ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, janë shëruar ose kanë test negativ.
SHIKONI EDHE: Rritje e numrit të rasteve me koronavirus gjetkë në EvropëTë dhënat zyrtare tregojnë se mbi 7,100 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtrirë në spitalet e Bullgarisë.
Më shumë se 90% e tyre thuhet të jenë të pavaksinuar.