Përmbytje në Kroaci e Bosnje

Një burrë duke ecur nëpër ujërat që kanë përmbytur Obrovacin, Kroaci, të martën, 16 maj 2023. Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë bërë që disa lumenj të dalin nga shtretërit, duke përmbytur shtëpi, rrugë dhe ndërtesa publike në disa qytete.

Anëtarët e mbrojtjes civile duke e larguar ujin me pompa në rrugët e përmbytura pasi lumi Zrmanja doli nga shtrati në Obrovac, Kroaci, të martën, 16 maj 2023.

Pamje e një zyre të përmbytur në Obrovac, Kroaci.

Një burrë që qëndron në oborrin e tij të përmbytur është fotografuar në Obrovac, Kroaci.

Një shesh i përmbytur në Obrovac, Kroaci, të martën, 16 maj 2023.

Një anëtar i mbrojtjes civile duke ecur nëpër ujëra nga përmbytjet në Obrovac, Kroaci.

Përmbytje ka pasur edhe në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Gjendje emergjente nga përmbytjet është shpallur në komunat Novi Grad dhe Kostajnicë, në pjesën perëndimore të Bosnjë e Hercegovinës.

Përmbytjet në Bosanska Krupa, 17 maj 2023.

Një urë e përmbytur në Bosanska Krupa të Bosnjë e Hercegovinës.
 

Vërshimet në oborret e shtëpive në Bosanska Krupa.

Dalja nga shtrati e lumit Una ka shkaktuar përmbytje masive në Bosanska Krupa në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës.
 

Një tjetër pamje e përmbytjeve në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës.

Përmbytjet në Kostajnicë, Bosnjë e Hercegovinë.

Pamje nga përmbytjet në Novi Grad të Bosnjës.

Rrugë e përmbytur në Kostajnicë.

Është raportuar për ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë lokale në Bosnjë e Hercegovinë.

Një pamje nga lart e vërshimeve në Bosanska Krupa.