Lufta ndryshe e dy invalidëve të luftës në Ukrainë: Ecja për të mbledhur fonde për spitalin
Veterani ukrainas i luftës, Oleksandr Shvetsov, 38 vjeç, duke ecur përgjatë autostradës nga Zhytomiri në drejtim të Kievit më 18 maj. Ai do të takojë kolegun veteran, Serhiy Khrapko, përgjatë rrugës, ndërsa dyshja ecin drejt njëri-tjetrit duke kaluar gjithsej 120 kilometra dhe duke bërë 165.000 hapa për pesë ditë për të mbledhur fonde.
Khrapko, 45 vjeç, ndihmohet ta vendosë protezën e tij në autostradë. Të dy, Shvetsov dhe Khrapko, pësuan lëndime të rënda që rezultuan në amputimin e gjymtyrëve. Ata po mbronin atdheun e tyre kundër separatistëve në rajonin lindor të Donbasit para se Moska të fillonte pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ideja për shëtitjen ishte e Khrapkos pasi një punonjës në spital i tha atij se kishin nevojë të dëshpëruar për pajisje. Kur ai thirri Shevtsovin dhe i tregoi për planin e tij, shoku i tij pranoi të bashkohej me të për të nderuar shokët e tyre të plagosur.
Shvetsov duke pushuar para se të niset në udhëtimin e tij. "Kjo është mënyra se si ne mund t'i ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona më armë dhe në një farë mënyre vendin tonë, sepse vendi ynë po lufton vërtet tani. Ne të gjithë po luftojmë në mënyrat që mundemi".
Shvetsov duke ecur drejt kryeqytetit ukrainas. Kur separatistët pushtuan ndërtesat qeveritare në Donbas dhe shpallën pavarësinë në vitin 2014, Shvetsov u thirr për shërbim. Po atë vit, ai u godit nga predha, duke i prerë këmbën e majtë.
Shvetsov mban një flamur ukrainas derisa është duke ecur përgjatë një autostrade drejt Kievit.
Një grua dhe vajzat e saj duke e përshëndetur Khrapkon gjatë shëtitjes së tij përgjatë autostradës. Me udhëtimin e tyre të shfaqur në mediat sociale, dyshja ishin frymëzim për shumë ukrainas që filluan të jepnin donacione.
Një ish-zdrukthëtar që bënte mobilie për kopshte, Khrapko u mobilizua në vitin 2014 dhe shërbeu në Brigadën e 30-të të Mekanizuar. Në korrik të vitit 2015, një vit pasi Shevtsov u plagos, Khrapko u godit gjatë një sulmi me mortaja në periferi të Luhanskut.
Ashpërsia e lëndimeve të Khrapkos rezultoi me amputimin e krahut dhe këmbës së tij. Ai iu nënshtrua mbi 20 operacioneve.
Shvetsov dhe Khrapko duke u përqafuar ndërsa të dy takohen në fund të udhëtimit të tyre prej 120 kilometrash për të mbledhur para për furnizime mjekësore në kujtim të shokëve të tyre ushtarë.
Khrapko dhe Shvetsov mblodhën më shumë se 3.1 milionë hryvnyas (84.000 dollarë). Khrapko pranoi se mund të ketë fituar disa kallo pas udhëtimit të gjatë. "Por, ky nuk është një çmim i lartë," tha ai dhe shtoi: "Është një pikë në oqean në krahasim me atë që po ndodh në lindje."