Vetura e djegur në Mitrovicë

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet e rendit, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se rreth ores 9 e 15 të mëngjesit të së martës, në rrugën Vojvoda Putnik në Mitrovicën e Veriut, është gjetur një makinë e djegur e tipit ‘Opel Astra’, pa tabela regjistrimi. Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, I ka thënë Radios Evropa e Lirë se Policia po dyshon se ky rast mund të jetë “i ndërlidhur me rastin e vrasjes së (Oliver) Ivanoviqit", (Video: Bujar Tërstena)