“Ato na ruajnë”: Vullnetarët ukrainas shpëtojnë kafshë mes sulmeve ruse

Your browser doesn’t support HTML5

Vullnetarë nga organizata bamirëse UAnimals, në Ukrainë, u shmangen dronëve rusë për të shpëtuar kafshë shtëpiake në qytetet nën sulme në rajonin e Donjeckut. Ata kanë shpëtuar qindra kafshë, nga qentë dhe macet, e deri te dhitë dhe rakunët, duke i dërguar në shtëpi të reja në zona më të sigurta, larg vijave të frontit. Por, puna e tyre është më sfiduese se kurrë më parë, pasi ukrainasit druajnë për sigurinë e tyre nga sulmet ruse, edhe në qytetet që janë larg luftimeve. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)