Teherani pas trazirave: Qetësi dhe shkatërrim
Një ndërtesë në Teheran që u dogj gjatë protestave më të mëdha që i ka përjetuar Irani që nga koha e Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Një pajisje për fikje zjarri që u dogj gjatë trazirave, e ekspozuar në Teheran. Një pankartë persiane rreth kamionit shkruan: "Iran, o vendi im".Trazirat e mëdha filluan në Teheran më 28 dhjetor, pasi ra vlera e monedhës iraniane, e shoqëruar me rritje të lartë të inflacionit.
Një ndërtesë e djegur në qendër të Teheranit. Grupi për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, thotë se më shumë se 4.500 njerëz u vranë në gjithë Iranin gjatë shtypjes së protestave, ndërsa dhjetëra mijëra u arrestuan.
Një ndërtesë e djegur në Teheran që ishte e lidhur me Ayandah Bank, një kompani që kolapsoi në tetor pas akuzave për korrupsion. Disa vëzhgues thonë se rrëzimi i bankës kontribuoi në stuhi ekonomike që çoi në protestat masive.
Një ndërtesë e administratës tatimore shtetërore në Teheran që u shkatërrua nga zjarri gjatë trazirave.
Disa djem luajnë në borë në periferi të Teheranit më 20 janar. Fotografi të tilla, të publikuara nga fotografë të akredituar për të punuar në Iran, tregojnë kthimin e jetës normale pas dhunës së ditëve të fundit, por disa burime i thanë Radios Farda më 17 janar se Teherani është praktikisht nën ligjin e jashtëzakonshëm, sepse njerëzit po ndalohen në mënyrë të rastësishme dhe po iu kontrollohen telefonat për lidhje me protestat.
Një pankartë propagandistike që tregon udhëheqës historikë dhe presidentin amerikan, Donald Trump. Teksti persian thotë: "Dominot rrëzohen".
Gra shihen duke ecur në Sheshin qendror të Revolucionit në Teheran. Pankarta në sfond thekson: "Irani është vendi ynë, flamuri i tij është qefini ynë".
Brenda xhamisë Abuzar në Teheran, pasi ajo u shënjestrua gjatë trazirave. Xhamia ishte vendi i një atentati të dështuar ndaj ajatollah Ali Khameneit në vitin 1981. Në atë kohë, Khamenei ishte kandidat për president dhe sot sundon vendin si udhëheqësi suprem i Iranit.
Brenda xhamisë së djegur Abuzar. Analistët thonë se shënjestrimi i xhamive nga protestuesit lidhet pjesërisht me faktin se shumë prej këtyre objekteve fetare përdoren si qendra rekrutimi dhe trajnimi për Basijin, një forcë paramilitare pro regjimit.
Xhamia Al-Rasul në Teheran, e dëmtuar nga zjarri gjatë trazirave. Disa thonë se një arsye tjetër për shënjestrimin e xhamive është ideologjia islamiste në zemër të Qeverisë së tanishme të Iranit. "Gjithçka që bën regjimi - çdo arseytim apo shpjegim - mbështillet me petkun e fesë", shkroi një komentator.