Zelandezi që “lufton për lirinë” në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Një ushtar, që u prezantua me nofkën e luftës, Kivi, ishte adoleshent në Uellington të Zelandës së Re, kur pa lajmin për nisjen e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Teksa lufta vazhdoi, ai mësoi se mund të listohej dhe të trajnohej për të luftuar përkrah forcave që mbrojnë Ukrainën. Shërbimi ukrainas i REL-it foli me këtë operator të dronëve lidhur me atë se çfarë e motivoi që t’i bashkohej luftës nga ana tjetër e botës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)