Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bakmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.
Ai takoi ushtarët dhe u ndau çmime për ta, tha presidenca.
Për muaj të tërë, Bakmuti ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donjeckut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, forcat ukrainase kanë arritur ta frenojnë avancimin.
Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, e përshkruan vizitën si nxitje morali për trupat ukrainase dhe një kontrast me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili u fotografua javën e kaluar në një vend të paspecifikuar në Rusi me gjeneralët e tij.
Zelensky ka vizituar më parë qytete të tjera të çliruara, së fundmi Hersonin dhe Izyumin.
Bakmuti ka qenë në qendër të fushatës ruse për muaj të tërë.
SHIKONI EDHE: OKB-ja thotë se mbi 6 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftësPak civilë kanë mbetur tani në qytet, i cili kishte një popullsi prej 70.000 banorësh para luftës.
Sot është dita e 300-të që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila gjithashtu vizitoi Bakmutin, shkroi në Facebook:
“Çfarë janë 300 ditë në luftën tonë më shumë se 300-vjeçare për çlirimin nga Rusia! "Ne jemi në këmbë. Ne po luftojmë. Ne do të fitojmë!"