Pas bisedimeve në Oslo, Zelensky falënderon SHBA-në për informacionet për sulmet raketore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u përshëndetur me emisarin amerikan, Steve Witkoff. Oslo, 20 tetor 2026.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi informacionet e inteligjencës për sulmet ruse me raketa “funksionojnë”, pas bisedimeve në Oslo me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Zelensky kishte thënë më herët se Uashingtoni e kishte pezulluar përkohësisht shkëmbimin e disa informacioneve të inteligjencës me Kievin, përpara se ta rifillonte atë.

“Jemi mirënjohës që informacionet e inteligjencës funksionojnë... Po flas për paralajmërimin e hershëm, i cili është shumë i rëndësishëm për njerëzit tanë, për fëmijët, të rriturit dhe civilët sepse mund të dëgjojmë kur po vijnë [raketat] balistike”, u tha Zelensky gazetarëve në Oslo pas bisedimeve, të organizuara nga kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili po viziton aktualisht Indinë, tha më 20 tetor se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me Zelenskyn dhe hodhi poshtë çdo sugjerim se ekzistonte një “direktivë e qëllimshme politike për ta dëmtuar Ukrainën”.

“Nuk po i mohohet qëllimisht asgjë Ukrainës”, tha Rubio, duke shtuar se raportimet se SHBA-ja nuk po i jep Ukrainës paralajmërime të hershme për sulmet ruse me raketa balistike ishin “skandaloze”.

Para vizitës së tij në Oslo, Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë “përmbajtjesore” dhe një diskutim “konstruktiv” me Rubion.

Para vizitës së tij në Oslo, Zelensky tha se ka zhvilluar një bisedë “substanciale” dhe “konstruktive” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Zelensky tha se diskutoi për disa çështje, përfshirë raketat për pengimin e raketave balistike, sistemet e paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse me raketa balistike, si dhe për situatën lidhur me sistemet satelitore të komunikimit Starlink dhe Starshield.

“Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe për qëndrimin e tij të qartë”, shkroi Zelensky në një postim në X më 20 tetor.

Pas bisedimeve në Oslo, Store tha se Witkoff do të udhëtonte drejt Rusisë më 21 tetor për t'u takuar me udhëheqjen e vendit dhe për të “shkëmbyer ide” nga takimi i zhvilluar sot. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim, raportoi se Witkoff pritet ta vizitojë Rusinë.

Ndonëse disa media amerikane kanë raportuar se Witkoff do të vizitojë Rusinë, Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar këtë.

Presidenti finlandez, Stubb, tha se bisedimet në Oslo sollën “përparim të mirëfilltë”, si për perspektivën afatgjatë, ashtu edhe për çështjet më urgjente.

Ai tha se pjesëmarrësit kishin identifikuar “disa elemente të paqes” në kuadrin e përgjithshëm, si dhe pika kyç që lidhen me sigurinë dhe ekonominë. Sipas tij, këto ide do t’i përcillen palës ruse në Shën Petersburg, kur Witkoff të takohet me zyrtarët rusë.

Tensionet mes SHBA-së dhe Ukrainës

Shumica e bisedimeve mes SHBA-së dhe Ukrainës janë zhvilluar mes Witkoffit dhe Kushnerit, nga njëra anë, dhe negociatorëve të emëruar nga Zelensky, nga ana tjetër, e jo me vetë presidentin ukrainas. As Zelensky dhe as presidenti rus, Vladimir Putin, nuk kanë marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, që kanë për synim përfundimin e luftës.

Takimet në Oslo u zhvilluan në një kohë tensionesh mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit ukrainas.

Trump sugjeroi se Zelensky nuk duhet të përfshihet në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë që Rusia nisi kundër shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Ky është deklarimi i tij i fundit që shpreh dyshime për përkushtimin e Zelenskyt ndaj përpjekjeve për arritjen e paqes.

“Sinqerisht, mendoj se ka ardhur koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, tha Trump.

SHIKONI EDHE:

Trump heq dorë nga zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë pak para se të hynin në fuqiTrump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Këto deklarata vijnë mes shqetësimeve në Ukrainë për një sërë hapash që, sipas Zelenskyt, do të ishin në favor të Putinit. Gjatë dy javëve të fundit, Trump ka njoftuar për një marrëveshje që nxit eksportet ruse të naftës dizel dhe ka hequr përkohësisht sanksionet që pritej të hynin në fuqi në bazë të një ligji që ai nënshkroi muajin e kaluar.

Trump tha po ashtu më 19 tetor se është i hapur për një takim trepalësh me Putinin dhe udhëheqësin kinez, Xi Jinping, në margjinat e samitit APEC që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kinë.

“Nëse presidenti Xi dëshiron ta zhvillojë, unë do ta zhvilloja”, tha Trump. Megjithatë, udhëheqësi amerikan shtoi se qëllimi kryesor i takimit do të ishte diskutimi i “armëve bërthamore dhe çarmatimit bërthamor”, e jo i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Do ta bëja, jo aq shumë për Ukrainën, sepse Rusia, sinqerisht, është sjellë mirë në lidhje me Ukrainën. Nuk ka bërë shumë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do të merrte pjesë në një takim me Putinin dhe Xinë për të diskutuar Ukrainën.

Para vizitës së tij në Oslo, Zelensky tha se ka zhvilluar një bisedë “substanciale” dhe “konstruktive” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Zelensky tha se diskutoi për disa çështje, përfshirë raketat për pengimin e raketave balistike, sistemet e paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse me raketa balistike, si dhe për situatën lidhur me sistemet satelitore të komunikimit Starlink dhe Starshield.

“Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe për qëndrimin e tij të qartë”, shkroi Zelensky në një postim në X më 20 tetor.

SHIKONI EDHE:

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s'heq dorë nga diplomacia

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona në rajonin e Kievit dhe duke plagosur disa të tjerë.

Trupat e viktimave u gjetën teksa ekipet e emergjencës po luftonin me një zjarr në një objekt për prodhim dhe magazinim jashtë kryeqytetit ukrainas, shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, guvernatori ushtarak i rajonit.

Në një sulm tjetër, një dron rus goditi pranë autostradës Kiev-Odesa, duke vrarë tre persona dhe plagosur katër të tjerë, sipas raportimeve paraprake që thirreshin në informacione të zyrës së prokurorit të rajonit të Kievit dhe autoriteteve rajonale. Autoritetet thanë se po verifikojnë numrin e viktimave dhe të plagosurve.

SHIKONI EDHE:

Gjashtë të vrarë pasi një dron rus godet një park në Ukrainë

Sulme me dronë u raportuan po ashtunë rajonet e Harkivit, Sumit, Odesës dhe Dnipropetrovskut, si dhe në rajonet Hmelnitski, Ternopil dhe Lviv, në perëndim të Ukrainës.

Gjatë natës, forcat ruse sulmuan tri objekte energjetike në rajonin e Odesës, njoftoi më 20 tetor kompania energjetike në Ukrainë DTEK, duke shtuar se pas sulmit më shumë se 30.000 familje mbetën pa rrymë.

Ndërkohë, kanalet monitoruese në Telegram, duke cituar banorë lokalë, raportuan se një depozitë e karburantit dizel mori flakë pasi dronë ukrainas goditën një objekt nafte në rajonin Tambov të Rusisë.

Ushtria ruse e ka konfirmuar menjëherë sulmin e raportuar, por tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kanë penguar dhe shkatërruar 136 dronë ukrainas, përfshirë disa mbi rajonin Tambov.