Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska (RS) më 23 nëntor.
Kjo pozitë në entitetin serb mbeti e lirë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin Millorad Dodikut më 18 gusht, në bazë të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, me të cilin ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për shkak të moszbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.
Dodik refuzon të tërhiqet nga kjo pozitë.
SHIKONI EDHE:
Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska, vendos Gjykata e Bosnje dhe HercegovinësKrizë në Republikën Sërpska pasi Dodikut i merret mandatiNdërkohë, Kuvendi i Republikës Sërpska ka miratuar një sërë ligjesh dhe konkluzionesh jokushtetuese që lidhen me mbajtjen e një referendumi në këtë entitet të Bosnjë e Hercegovinës, në të cilin qytetarët do të duhej të shpreheshin për aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Dodikut dhe për vendimin e KQZ-së së Bosnjës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së.
KQZ-ja e Bosnjës ka marrë vendim që të shpallen zgjedhje të parakohshme për presidentin e RS-së, pasi dy nënkryetarëve (një boshnjak dhe një kroat) nuk u janë hequr mandatet.
Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar gjithashtu përfundimi që lista qendrore e votuesve të mbyllet më 27 gusht të këtij viti në orën 00:00. Të drejtë vote, sipas listës zgjedhore, kanë rreth 1 milion e 266 mijë votues.
Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska është e nevojshme të ndahen 6 milionë e 490 mijë marka (rreth 3.2 milionë euro).
Bosnja dhe Hercegovina ende nuk ka buxhet të miratuar dhe shteti funksionon me buxhet të përkohshëm.
SHIKONI EDHE: Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumiPresidenca në Bosnje më 19 gusht ka dorëzuar projekt-buxhetin, ku është paraparë edhe financimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në RS.
Që të hyjë në fuqi, buxheti duhet të miratohet edhe në të dyja dhomat e Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës.
Kush do të mund të votojë në zgjedhje?
Të gjithë qytetarët në moshë madhore me vendbanim të regjistruar në entitetin e Republikës Sërpska, të cilët figurojnë në listën zgjedhore, mund të votojnë për presidentin e këtij entiteti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës menaxhon me listën e votuesve.
Qytetarët mund në çdo kohë të kontrollojnë nëse janë të regjistruar, ku ndodhet vendvotimi i tyre, si dhe të kërkojnë regjistrim ose fshirjen, për shembull, të personave të vdekur nga lista zgjedhore.
SHIKONI EDHE: Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojësKush do t’i organizojë zgjedhjet?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës dhe Hercegovinës është organi përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e të gjitha zgjedhjeve në Bosnje – të përgjithshme, lokale dhe të parakohshme.
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, në mars 2024 ka zgjeruar kompetencat e KQZ-së përmes ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të Bosnjës. Me këto ndryshime, KQZ-ja fitoi të drejtën të emërojë anëtarët e këshillave të vendvotimeve, të cilët vetëm në zgjedhjet lokale të atij viti ishin mbi 12.000.
KQZ-ja përveç pranimit të kandidaturave, do të duhet të organizojë edhe pjesën teknike: shtypjen e fletëvotimeve dhe vendosjen e pajisjeve për identifikim elektronik të votuesve dhe numërim elektronik të votave. Ky sistem pritet të zbatohet plotësisht në gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën deri në zgjedhjet e rregullta të përgjithshme në tetor 2026.