Zvicra nisi të hënën me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, edhe pse numri i të infektuarve është në rritje.
Baret dhe restorantet do të mund t’i rihapin terracat, ndërsa palestrat dhe kinematë mund të rifillojnë punën për aq kohë sa i respektojnë masat e sigurisë.
Mësimi në disa universitete do të nisë po ashtu.
Zvicra është vendi i vetëm në Evropë që lehtëson masat e izolimit, derisa numri i rasteve me koronavirus rritet.
Qeveria thotë se ky veprim është i justifikueshëm, sepse numri i rasteve po rritet ngadalë, procesi i vaksinimit po përshpejtohet dhe spitalet nuk janë të mbingarkuara.
Zvicra, vend me 8.5 milionë banorë, ka regjistruar mbi 632,000 raste me koronavirus dhe mbi 10,500 viktima.
SHIKONI EDHE: OBSH: Pandemia është në fazë kritikeNë Portugali, ndërkaq, qendrat tregtare u rihapën sot, për herë të parë në dy muaj.
Nxënësit po ashtu u kthyen në shkolla, ndërsa kafenetë dhe restorantet mund të shërbejnë konsumatorë në terraca.
Para dy muajsh, Portugalia ka qenë në mesin e vendeve më të goditura në Evropë.
Në total, ky vend me 10.2 milionë banorë ka regjistruar mbi 830,000 raste me koronavirus dhe mbi 16,900 viktima.