Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se një projektligj i ri tani “i ka kaluar fazat e konsultimeve publike” dhe se “grupi punues është në proces të inkorporimit të komenteve”.
Në veri të Kosovës, disa individë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale shpallje të llojit “ofrojmë shërbime të tërheqjes së parave në Rashkë”.
Sipas të dhënave të saj, nga viti 2020 deri më 18 prill të këtij viti, janë ngritur 5.895 raste në gjykata lidhur me veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.
“Ukraina: Një krim lufte”, është ekspozita me fotografi e hapur në Prishtinë më 29 prill. Ekspozita rrjedh nga libri me po të njëjtin emër që është botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainë.
Shumica e serbëve në katër komunat në veri të Kosovës refuzojnë të regjistrohen, thanë zyrtarë tëAgjencisë së Statistikave të Kosovës, të hënën.
Me premtimin se do të luftojë korrupsionin dhe do të qeverisë me duar të pastra, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, mori udhëheqjen në vitin 2021.
Nadire Hasani dhe Lilana Drazheviq janë disa nga gratë që ekspozuan produktet e tyre në “Tregun e komunitetit” në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.
Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, të njohur si PET/CT.
Franca konsiderohet të ketë qenë e zëshme, ndër vite, në kërkesat që ia ka parashtruar Kosovës. Por, a kanë vend spekulimet që ky vend nuk po i ndihmon Kosovës dhe është më i afërt me Serbinë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës?
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se po shndërrohet tani në një lloj kushti për Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Shfaq më shumë