Një operacion i tillë, “do të kishte ndikim shkatërrues ndaj palestinezëve në Gazë, me pasoja serioze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në mbarë rajonin”, tha Guterres.
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Nikaraguas që Gjermania të urdhërohet që të ndalojë ndihmën ushtarake dhe ndihmën tjetër për Izraelin dhe të rinisë financimin për agjencinë e OKB-së për ndihmë në Gazë.
Netanyahu është përballur me presion nga partnerët nacionalistë të Qeverisë që të mos pranojë një marrëveshje e cila do t’ia pamundësonte Izraelit që ta pushtojë Rafahun.
Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, po shqyrton ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një zyrtar të al-Jamaa al-Islamiya apo Grupit Islamik, që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah.
Një sulm izraelit në Rafah, në jug të Gazës, do të shkaktonte katastrofë për civilët, jo vetëm në Gazë, por në mbarë Lindjen e Mesme, tha kreu i grupit të ndihmës, Këshilli Norvegjez për Refugjatë.
Zbulimi i varreve masive në dy spitale në Gazë, të cilat përmbajnë qindra trupa njerëzish sipas autoriteteve palestineze, i kanë nxitur shefin e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe të tjerët të bëjnë thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar.
BE-ja tha se ndihma e re do të përqendrohet në dërgesat ushqimore, ujë të pastër, strehim dhe do të dërgohet në terren përmes partnerëve lokalë.
Protestat në Nju Jork, në Universitetin Yale, Columbia dhe kampuset e tjera universitare anembanë SHBA-së filluan në shenjë mbështetjeje ndaj palestinezëve pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, i nxitur sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se Sabreen Al-Sakani ishte në javën e 30-të të shtatzënisë, kur u vra bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën e tyre të vogël.
Sulmet izraelite në Rafah, në jug të natës, të kryera gjatë natës vranë 18 persona, përfshirë 14 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor, mijëra palestinezë janë arrestuar dhe qindra janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.
Shfaq më shumë