Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit
VMRO DPMNE-ja thotë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve të 8 majit do të formohet mes saj dhe opozitës shqiptare.
Biznesmeni amerikan me origjinë nga Kosova, Florin Krasniqi, paditi Malin e Zi për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë - pjesa veriore e Malit të Zi.
Maqedonia e Veriut, sipas drejtorit të agjencisë së inteligjencës, Erolld Musliu, është në shënjestër të sulmeve hibride ruse dhe kineze.
Një propozim-rezolutë e Kombeve të Bashkuara që do ta njihte masakrën e Srebrenicës si gjenocid, nxiti reagime të forta në Serbi dhe në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.
Ndërsa Maqedonia e Veriut përjeton një rritje të numrit të turistëve, ka një tendencë shqetësuese që vizitorët të kalojnë më pak ditë në vend. A po kontribuon në këtë çështje buxheti modest i shtetit prej 30 mijë eurosh për promovimin e turizmit?
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e respektojnë Ligjin për pastërti publike që ndalon hedhjen e mbetjeve të duhanit në vende publike, si në stacione autobusi, parqe dhe hapësira të tjera publike.
Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ).
Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska – Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në balotazh muajin e ardhshëm.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi.
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar me shumicë shqiptare.
Shfaq më shumë