Ndërlidhjet

Kushtetuesja refuzon kërkesën e avokatit të Popullit


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë kërkesën e Avokatit të Popullit, lidhur me dekretin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, “për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuesë të Kosovës”.

Presidentja Jahjaga kishte dekretuar më 31 gusht të këtij viti “konfirmimin e mandatit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, pas letërkëmbimit të presidentes me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton.

Më 9 tetor, Avokati i Popullit ka kërkuar përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, të pezullojë dekretin e presidentes.

Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, mund ta lexoni të plotë këtu.

XS
SM
MD
LG