Ndërlidhjet

“Kalendar” i gazit lotsjellës në Kuvend


“Kalendar” i gazit lotsjellës në Kuvend
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Që kur filloi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ky institucion ligjvënës u shndërrua në arenë përplasjesh politike. Më 17 shtator nisi e gjitha, me bllokimin e foltores nga ana e subjekteve politike në opozitë. Në seancën e 22 shtatorit ndërkaq, u “përuruan” vezët, e pastaj edhe gazi lotsjellës. Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita është zotuar se do të bllokojë punimet në Kuvend. Deri më tash, 5 ligjvënës nga opozita janë në paraburgim dhe arrest shtëpiak, kurse 2 të tjerë janë në kërkim nga autoritetet. Përgatiti: Flandra Marmullaku.

XS
SM
MD
LG