Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Malit të Zi, sugjeron se Rusia qëndron prapa dyshimeve për puç

  • RFE /RL

Millo Gjukanoviq

Millo Gjukanoviq

Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kryeministri Millo Gjukanoviq tha të martën se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviqit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Rusia ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e Gjukanoviqit që t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që liderët opozitarë kanë zhvilluar vizita të shpeshta në Moskë, në prag të votimeve.

Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviqin.

Udhëheqësit opozitarë kanë kundërshtuar, duke e akuzuar Gjukanoviqin – partia pro perëndimore e të cilit ka fituar në zgjedhje por nuk ka arritur që të sigurojë shumicën parlamentare – se ka manipuluar me pretendimet për puçin e dyshuar, me qëllim të zgjatjes së dominimit të tij prej një çerek shekulli në politikën malazeze.

Brenda orëve kur e implikoi Rusinë në puç, Gjukanoviqi paralajmëroi se po tërhiqej dhe nuk do të vazhdojë si kryeministër. Partia e tij Demokratike e Socialistëve paralajmëroi se do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Maroviq, për ta zëvendësuar.

Në mesin e të arrestuarve në puç ishte edhe ish komandati i forcave special të Serbisë.

Gjukanoviq tha se autoritetet do të hetojnë shkallën e përfshirjes në puçin e pretenduar të Rusisë dhe të Serbisë. Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia pas një votimi për pavarësi në vitin 2006.

"Nuk duhet të ketë panik. Do të gjejmë faktet”, tha Gjukanoviq.

Rusia ka nisur një fushatë propagande për të mbajtur edhe Malin e Zi edhe Serbinë, që po kërkon anëtarësim në BE, brenda sferës së saj të ndikimit. Të dyja vendet janë aleate tradicionale të Rusisë.

Pas mohimeve të para për përfshirjen e Serbisë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se një numër i pasaktësuar i njerëzve janë arrestuar në Serbi, që ofron dëshmi për puçin në Mal të Zi.

Vuçiq tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një një shtet të tretë dhe grupet kriminale. Ai nuk e emëroi shtetin. (REL)

Përgatiti: Arbër Vllahiu

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG